Vrasja e kryekomunarit të Bogovinës: Zbulohen motivet pse u qëllua nga ish-punonjësi

Zbardhen detaje nga vrasja e kryekomunarit të Bogovinës.

Sipas informacioneve, kryekomunari Hazbi Idrizi dhe autori i identifikuar si Qani Abazi kanë qenë anëtarë të BDI-­së.

Por kryetari Hazbi Idrizi vite më parë e ka larguar nga puna si arkitekt në komunën e Bogovinës dhe raportet e tyre kanë qenë të acaruara, informon portali Shqipmedia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka bërë që ai të shkrepë gjashtë plumba ndaj kreut të komunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo zyrtarisht Qani Abazi kohën e fundit ka humbur durimin për shkak të mungesës së mjeteve financiare si i papunë.

Procesi i largimit nga puna është zgjatur tejmase në labirintet gjyqësore.

Ngjarja ndodhi sot, ku autori qëlloi me 6 plumba kryekomunarin dhe pastaj edhe veten.

Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?