Vrasja misterioze e motrës së ‘mbretit të prostitucionit’ në Ballkan, çfarë ndodhi 19 vjet më parë

I njohur si mbreti i prostitucionit në Ballkan, Dilaver Bojku u vra tre javë më herët para lokalit të tij në Strugë. Disa ditë më vonë u raportua se para se të shkrepte armën e drejtuar Bojkut, vrasësi i kishte thënë në gjuhën serbe: Tash je i pavlerë.
Mediat serbe shkruajnë se kjo vrasje është e lidhur më një tjetër që kishte ndodhur gati 19 vjet më parë në Beograd. Atje ishte vrarë motra e Bojkut, Lija Ahmetovic. Vrasja kishte ndodhur në vitin 1998 kur ajo po kthehej nga puna. Punonte si pastruese në një institut.

Atë kohë policia serbe kishte ardhur në kontakt me Dilaver Bojkun për herë të parë, por ky vetëm kishte shkuar për të marrë trupin e pajetë të saj. Fillimisht ishte dyshuar nëse ishte vetë familja që e kishte vrarë Lijën, për shkak se ajo ishte martuar pa pëlqimin e tyre me djalin e një ushtaraku të ushtrisë së Jugosllavisë. Por, ky version nuk dukej i besueshëm për vet faktin që ajo tashmë kishte jetuar me vite dhe kishte fëmijë me të, dhe po të dëshironte familja e saj do ta bënte këtë veprim shumë kohë më herët.

Prandaj, dyshohet se vrasja e Lijës të ketë qenë “vërejtja e fundit” për Bojkun, një nga mënyrat si veprojnë klanet mafioze. Sidoqoftë vrasja e Lijës nuk është zbardhur as pas 19 vitesh./Gazetametro

 

 

SHKARKO APP