“Vritini qentë shqiptarë”, ç’ndodhi në protestën para ambasadës sonë në Athinë

Çfarë ndodhi gjate protestave ekstremiste pranë ambasadës shqiptare në Athinë. Pas lajmit për vrasjen e minoritarit grek Konstantinos Kaçifas gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës nuk vonuan protestat.

YouTube player

Me dhjetëra banorë të kryeqytetit grek, të pranishmit në protestë kanë shprehur revoltën për vrasjen e Konstantinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj policisë shqiptare. Me flamuj grekë dhe flamujt ekstremistë të “Epirit të Veriut” në duar, protestuesit në Athinë bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tanë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirrje ishte “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”. Sipas mediave greke, protestuesit kanë tentuar të futen më forcë në ambasadën shqiptare në Greqi, por Policia greke ka rrethuar godinën me forca të shumta sigurie.

Mediat fqinje raportojnë gjithashtu se janë bllokuar rrugët përreth ambasadës për arsye sigurie, ndërsa tonet e protestuesve janë shumë të ashpra në adresë të shqiptarëve. Krahas kësaj, mediat në Athinë raportojnë se në protestën para ambasadës shqiptare i pranishëm ishte edhe kryetari i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos.

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar trazira ndërmjet politikës së dy vendeve. Ndonëse ende në rrethana të paqarta, minoritari grek në Shqipëri, Konstantinos Kaçifas, ka qëlluar me breshëri ndaj forcave të policisë shqiptare, gjë që bëri të thirreshin në ndihmë forcat speciale nga Tirana.

ecf6f76a-6a04-456e-87b4-01e59c1e280d (1)

Pas mbërritjes së forcave të repartit RENEA nga Tirana, u bë krehja e zonës ku kishte qëndruar minoritari grek. Gjatë këtij operacioni, sipas informacioneve të policisë shqiptare, është shkëmbyer sërish zjarr ndërmjet Konstantinos Kaçifas dhe forcave të RENEA-s, ku mbeti i vrarë minoritari grek.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla kanë shkaktuar protesta në Athinë, që shpeshherë janë shfrytëzuar nga ekstremi i djathtë grek për të thirrur urrejtje ndaj shqiptarëve. Pavarësisht ngjarjes, partitë politike që përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri, si MEGA dhe PBDNJ, nuk kanë dhënë ende asnjë reagim mbi ngjarjen.ecf6f76a-6a04-456e-87b4-01e59c1e280d039f3f5b-cf1d-431d-b412-1e8a89e502d3e230aa73-c375-47e7-aa45-b726574525a0

 

SHKARKO APP