Vr*sja e 14-vjeçares, thyen heshtjen nëna: Vajza ime e bukur është tani në varr, nuk e di pse…

Vanja Gjorçevska u vra në lule të rinisë, në moshën 14-vjeçare. Ngjarja në Maqedoninë e Veriut ka tronditur opinionin publik, dhe shumë është folur se është bërë për një pasuri që nëna e saj ka. Por kjo e fundit, veç sot ka folur për këtë vrasje makabër.

Zorica Gjorçevska pretendon se me babanë e fëmijëve s’ka pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij. Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.

”Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmurë. Të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?