Vuçiç, akuza Tiranës për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përmendur dy emra në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç, politikanit nga Kosova, i cili u pat ekzekutuar në Mitrovicën veriore. Ai ka deklaruar se organet përkatëse serbe mendojnë se e dinë se kush janë autorët por nuk kanë bashkëpunim për zbardhjen e situatës as edhe nga Tirana.

Pas takimit me kongresmenin amerikan Eliot Engels, presidenti i Serbisë ka theksuar se Kosova është duke penguar bashkëpunimin dhe duke kryer hetime politike. Vuçiç ka thënë se organet përkatëse mendojnë se e dinë se kush është emri i vrasësit. Por sipas tij ka dëshmi këtu, ka dëshmi dhe në Tiranë.

Aleksandër Vuçiç tha: “Pyes përse nuk na i japin videot nga aeroporti i Tiranës, Rinasi. Përse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje”.

Aleksandër Vuçiç ka vijuar: Është akuzuar gjysma e botës, por ende nuk e dimë kush është ai që ka vrarë Oliver Ivanoviç, përse dhe për çfarë motivi. Përse nuk na thonë?

Vuçiç ka thënë se ka shumë dëshmi kontradiktore që nuk kanë mundur të verifikohen në mungesë bashkëpunimi.

SHKARKO APP