Vuçiç çon ushtrinë serbe në veri të Kosovës, SHBA dënon ndërhyrjen

Këtë të premte presidenti serb, Aleksandar Vuçiç firmosi një urdhër për të vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë forcat ushtarake dhe i urdhëroi ato të zhvendosen menjëherë në drejtim të kufirit me Kosovën.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovë, ku policia është përplasur me një grup qytetarësh serb që nuk lejonin kryetarët e rinj të komunave të hynin në zyrë për të nisur detyrën.

Diplomati amerikan përmes një statusi në rrjetet sociale dënon veprimet e autoriteteve Kosovare dhe kërkon ndaljen e menjëhershme të akteve të dhunës.

“SHBA-të i dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e dhunshme duhet të ndalohen menjëherë”, shkruan Jeffrey Hovenier.

SHKARKO APP