“Vuçiç i tha popullit se Kurti do dëbojë serbët”, avokati: Në protestë dhe kriminelë
Avokati Cedomir Stojkoviç, thotë se situata në veriun e Kosovës, është e përshkallëzuar. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka dalë në media duke thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon gjakderdhje dhe dëbimin e serbëve nga Kosova.
”Besoj se ai vendosi që të kishte përshkallëzim mes serbëve të Kosovës përmes një retorike provokuese të shprehur dy netë më parë. Vuçiç u shpall në televizionin publik në Serbi dhe foli se si Kurti do të dëbojë serbët, se si Kurti është në kërkim të gjakderdhjes dhe do të bënte disa gjëra të tmerrshme.
Një ditë më pas patëm rebelim të serbëve në veri të Kosovës . Një pjesë e tyre kanë frikë nga aho që do të ndodhë sepse i druhen fjalëve të Vuçiç. Mes protestuesve pati dhe kriminelë të vendosur posaçërisht për të nxitur dhunën.
Ndaj besoj se Vuçiç e dëshironte një gjë të tillë. Në Beograd po shohim se organizatat e ekstremit të djathtë po bëjnë protesta për atë që po ndodh në Kosovë. Këtë protestë po e bëjnë në mënyrë që të ndalen protestat kundër qeverisë. Loja që po bën Vuçiç është djallëzon”,-tha avokati serb.