Vuçiç: Interesat e fuqive të mëdha mund të shkaktojnë luftë në Ballkan

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se ekziston frika nga konfliktet për shkak të interesave të kundërta të fuqive të mëdha në rajonin e Ballkanit.

Portali “Veçernje Novosti”, raporton se Vuçiç ka deklaruar se në Ballkan askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë pas 15 – 20- ditëve të ardhshme.

“Kam frikë të madhe nga e gjithë ajo e ligë mbi këtë pjesë të Evropës. Me heshtje e pa bërë fjalë kemi pasur kujdes të mos i rrezikojmë serbët jashtë kufijve të vendit tonë. Jemi përpjekur të mos i sjellim në ndonjë situatë të palakmueshme. Duhet ta ruajmë paqen. Ekziston frikë e madhe nga konflikti për interesave shumë të kundërta të superfuqive dhe për këtë arsye askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë pas 15 – 20- ditëve të ardhshme”, ka deklaruar Vuçiç.

SHKARKO APP