”Vuçiç kap Preshevën”, Arifi kritikon kryetarin e ri: Ndaloi projektin e financuar nga Shqipëria për ndërtimin e një shkolle
Pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kritikuar kryetarin e ri, Ragmi Mustafa. Ai thekson se Beogradi ka ndaluar projektin e Tiranës. Për të Ragmi Mustafa sapo ka marrë postin, ka ndaluar një projekt të financuar nga Shqipëria për ndërtimin e një shkolle në një fshat të komunës së Preshevës.
Postimi i plotë
Beogradi ndalon projektin e Tiranës
Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.
Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq!
Ditë të rënda po vijnë.