Vuçiç ndryshon qëndrim pas takimit me Putin: Të respektojmë shqiptarët!

Kryeministri i Serbisë njëherësh edhe presidenti i ri, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk i ka nënvlerësuar kurrë shqiptarët dhe se ata duhet të respektohen.

“Unë kurrë nuk i kam nënvlerësuar shqiptarët, madje se duhet t’i respektojmë edhe pse ata po tentojnë ta poshtërojnë Serbinë”, ka thënë Vuçiç në Pekin, pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka folur gjithashtu edhe për deklaratat e Ramush Haradinajt për ndërhyrjen e BE-së dhe SHBA-së në raportin shqiptaro-serb, duke thënë se serbët nuk duhet t’i marrin parasysh këto gjëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbët nuk duhet të shqetësohen as për Shqipërinë Etnike”, ka thënë në fund Vuçiç, përcjell “Lajmi.net”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?