Vuçiç: Nuk është vetëm faji i shqiptarëve që s’u krijua Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar në Bruksel se gjatë takimit me Federica Mogherini dhe Hashim Thaçin, Asociacioni i komunave me shumicë serbe as që është përmendur, shkruajnë mediat serbe. Sipas tij, “kanë kaluar 1799 ditë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, kurse ajo ende nuk është zbatuar”, transmeton tg.

“I kemi analizuar të gjitha tjerat, gjashtë pikat e para nuk janë prekur. Nuk është faji vetëm i shqiptarëve”, ka shtuar presidenti serb. Ai është i bindur se pala kosovare sërish do të thotë “këta do ta bëjmë javën e ardhshme”. Vuçiç gjithashtu ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka pasur kohë të lexojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe. Ai beson se një deklaratë e tij është fyese për të gjithë serbët në Kosovë.

“Për plot pesë vite nuk kanë mundur ta lexojnë marrëveshjen për AKS-në. Është fyerje për serbët dhe Serbinë. Kadri Veseli po flet për Preshevën, Medvegjën, por askush nuk po e përmend atë që ka thënë se për 20 vite do të bashkohen me Shqipërinë dhe se po kërcënon me luftë”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?