Vuçiç pas arrestimit të policit serb: Ky vendim ka rrezikuar paqen

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka konsideruar pamaturi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ndalim të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantic.

“Shërbimet tona e kanë hetuar të gjithë rastin shumë seriozisht. Kam biseduar me partnerët ndërkombëtarë dhe kam theksuar pamaturinë e atyre që kanë kryer një akt të tillë dhe kanë kërcënuar edhe një herë paqen”, deklaroi Vucic.

Serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, pak pas ndalimit të Panticit. Policia e Kosovës ka mbyllur më pas dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë dhe Bërnjak.

SHKARKO APP