Vuçiç pret Merkelin, propozime të reja për Kosovën

Më 13 prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel pret për vizitë sërish kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar zyra e kancelares gjermane. Në qendër të vizitës janë bisedimet për marrëdhëniet bilaterale, por edhe çështjet rajonale.

Vuçiç pritet të bisedojë edhe disa propozime me Merkel për një zgjidhje të konfliktit dhjetëravjeçar me Kosovën.

Në këtë kuadër presidenti serb ka biseduar në telefon me kancelaren Merkel këtë të premte, edhe për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Vuçiç ka bërë të ditur se do të bëjë propozime për një zgjidhje të qëndrueshme në marrëdhëniet me Kosovën. Berlini intensifikon bisedimet me Serbinë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Ardhja e Vuçiç është hera e dytë brenda dy muajsh, në fund të shkurtit ai u prit nga kancelarja gjermane, shkruan DW.

SHKARKO APP