Vuçiç ringjall Enver Hoxhën dhe e lidh me Kurtin: Pse nuk shpallet ”non-grata”
Presidenti serb Aleksander Vuçiç, vijon që të flasë me tone pesimiste për situatën në Kosovë dhe që sipas tij është e rëndë sepse serbët po arrestohen çdo ditë. Sipas tij Albin Kurti është një njeri irracional, i cili nuk dëshiron paqe, por po kërkon që të bëhet Enver Hoxha i ri.
“Albin Kurti po kërkon që të bëhet Enver Hoxha i ri. Kemi të bëjmë me një njeri irracional, i cili nuk dëshiron paqe. Ëndrra e jetës së tij është që të dëbojë serbët dhe të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo kërcënon paqen dhe stabilitetin.
Në këto kushte serbët e kanë gjithnjë e më të vështirë të jetojnë. Dhe shpresoj që në dy-tre muajt e ardhshëm situata të paktën të mos përkeqësohet”,-tha Vuçiç.
Vuçiç u ankua se Kurti nuk u shpall “non grata” siç ndodhi me Milan Radojiçiqit dhe Aleksandar Vulin.