FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç takim “kokë më kokë” me Erdogan, presidenti serb zbardh bisedën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me homologun e tij të Turqisë, Recep Taip Erdogan ku dhe kanë bërë publike foton pas diskutimeve. Vuçiç shkruan se me Erdogan kanë biseduar në lidhje me marrëdhënien mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshe.

Postimi i plotë:

Gjithmonë një bisedë e rëndësishme dhe e hapur me Recep Tayyip Erdoğan rreth çështjeve aktuale bilaterale dhe rajonale. Për ne është e rëndësishme të ruajmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqinë, dhe ky takim ishte një hap tjetër drejt forcimit të bashkëpunimit tashmë të mirë serbo-turk në të gjitha fushat me interes reciprok.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një ndër faktorët ndërkombëtar më me ndikim në këtë pjesë të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?