Vuçiç takohet me serbët e Kosovës

Presidenti serb, Alekandër Vuçiç, është takuar me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në pallatin presidencial. Në takim janë ftuar pjesëtarët e Listës Serbe, qytetarë serbë, drejtorë të spitaleve si dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Më vonë, Vuçiç pritet t’i drejtohet popullit me një fjalim, ku do të komentoje takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE nuk prodhuan marrëveshje por zyrtarët e BE njoftuan se dialogu do të vazhdoje. Vuçiç nuk dha deklaratë pas takimit ne Bruskel, por tha se do të sqaronte gjithçka në fjalimin që mbahet të dielën.

 

SHKARKO APP