Vucic thotë se kërcënoi politikanët kosovarë: Kaq kohë u dhashë afat të lironin Djuricin

Presidenti serb Aleksandar Vucic, ka thënë se ka u ka dhënë ultimatum autoriteteve në Kosovë, të lironin Marko Djuricin më së voni deri në orën 19:30 të së hënës, duke zbuluar atë që mediat serbe e përshkruanin si “një telefonatë” vendimtare, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.

“U thash para dy ditësh, se kanë afat deri 7 e gjysmë të tërhiqen, dhe u tërhoqën në 19:20, e kthyen Marko Djuricin”, ka deklaruar Vuçiç.

“Pas një kohe të caktuar ata ishin të detyruar të tërhiqeshin”, u shpreh Vucic, e sipas tij udhëheqësit shqiptarë u detyruan të tërhiqeshin, siç tha ai pas paralajmërimit edhe herën e kaluar.

SHKARKO APP