Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë ka akuzuar rëndë opozitën në Serbi duke i cilësuar pjesëtarët e koalicionit serbë “Serbia kundër dhunës” me organizatën që e themeloi atentatori i kryeministrit sllovak Robert Fico.

Gjatë një interviste dhënë në televizionin Pink që mbështetet fuqishëm nga qeveria që ai udhëheq, Vuçiq tha se ekziston një “detaj interesant” të koalicionit të mëparshëm opozitar “Serbia kundër dhunës” quhet në mënyrë të ngjashme me organizatën e themeluar nga atentatori i kryeministrit sllovak Fico, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, gazetarja e televizionit serb tha se ka ngjashmëri – duke aluduar në emrin e organizatës, ndaj të cilës Vuçiq tha me një dozë ironie “se është rastësi”.

Vuçiq tërhoqi një paralele mes koalicionit të deritanishëm opozitar në Serbi – “Serbia kundër dhunës” dhe asaj të sulmuesit të Robert Ficos.

“Është interesant rrëfimi kundër dhunës. Është interesant një detaj. A e dini se cilën organizatë e themeloi ai që shtiu mbi Ficon”, pyeti gazetaren presidenti serb.

“Është Sllovakia kundër dhunës”, iu përgjigj gazetarja – duke mos hezituar të mbështet pretendimet e tij.

“Sllovakia kundër dhunës, po”, shtoi Vuçiq.

“Ekzistojnë ngjashmëritë mes Serbia kundër dhunës me atë të Sllovakia kundër dhunës”, shtoi gazetarja serbe. /Telegrafi/

SHKARKO APP