Xhaferi: Kirili dhe Metodij kontribuan në betejën kundër paditurisë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, uroi në emër të tij dhe deputetëve 24 Majin, Ditën e iluministëve mbarësllovenë “Shën Kirili dhe Metodij”.
“Me këtë festë shfaqim respekt vllezërve të shenjtë Kirilit dhe Metodit si themelues të alfabetit dhe letërsisë sllovene, meritorë për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të gjithë popullit slloven.
Si ithtarë më të mëdhenj të lirisë së frymës njerëzore, kontributi i tyre i madh në betejën kundër harresës dhe mosditurisë është me vlera të çmueshme, sepse vetëm fjala e shkruar është ajo që mbetet dhe përmes së cilës transmetohet dituria dhe mençuria e njeriut”, ceket në urim, përcjell “AIM”.
Sipas Xhaferit, Kirili dhe Metodij, me veprat e veta treguan se njeri i ndritur dhe i arsimuar është ai njeri i cili është i mirë dhe i drejtë, i cili e dashuron të vërtetën dhe njerëzimin.