Zaev merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re
Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka marrë zyrtarisht nga presidenti Gjorge Ivanov mandatin për formimin e qeverisë së re, shkruan “Albeu.com”.
“Pengesat për dhëninen e mandatit janë mënjanuar”, është shprehur presidenti Gjorge Ivanov gjatë dorëzimit të mandatit.
“Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, që ka shumicën në parlament, propozoi Zoran Zaevin të jetë kandidat të cilit do t’i besohet mandati për formimin e qeverisë,” u shpreh Ivanov.
Kutjojmë se Ivanov mori vendimin për dorëzimin e mandatit të formimin e qeverisë së re vetëm nje ditë pas përfundimit të afatit për dhënien e mandatit.