Zgjedhjet i do qeveria apo opozita? AAK: Kemi gati mocionin për Kurtin
Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, po gumëzhin në tryezat politike në Kosovë, ndërsa qytetarët presin të mësojnë datën se kur do të mbahen. Partia në pushtet, shprehet e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por zyrtarisht askush nuk e thotë përse vendi do të duhej të shkonte në një proces të ri votimi, pak muaj para përfundimit të mandatit të qeverisë Kurti.
Ka nga ata që mendojnë se lëvizja vetëvendosje dëshiron të provokojë vetë zgjedhje të parakohshme, ku fitorja e mundshme do të legjitimonte vendimet në procesin e dialogut. Sipas shefit të grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri Kurti është duke përdorur opozitën për qëllimin e tij.
Nga opozita deklarojnë se sa më shpejt që të shkohet në zgjedhje aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe qytetarët. Tahiri thotë për A2cnn se AAK është partia e parë opozitare që kërkuar para një viti e gjysmë, mocionin e mosbesimit për kryeministrin Kurti, të cilin siç tha e kanë gati dhe do ta dorezojne në Kuvend javë që vjen.
Sakaq, partia më e vjetër në vend, LDK-ja, thotë se kryeministri duhet të largohet më dorheqje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Kurse sa i përket kandidati për kryeministër, pohon se LDK-ja, ka liderin e saj Lumir Abdixhikun, dhe programin 100, pikësh.