Zgjedhjet në Serbi, Memeti: Preshevën e kanë përfaqësuar të korruptuarit, koha për dikë që nuk punon për serbët
Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi, dhe shqiptarët atje do të marrin pjesë me dy lista, tabori i PVD-së dhe ai i APN-së. Lista e APN-së kryesohet nga Visar Memeti, shef i kabinetit të kryetarit të Preshevës.
Memeti shprehet se Preshevën e kanë përfaqësuar individ të korruptuar, duke u bashkërenduar me Serbi natën dhe sipas tij, për të “qarë” më pas ditën me shqiptarët. Thirrja që ai bën është që të mos votohet më dikush që punon për serbët, por për shqiptarët.
”Tani, është një moment i rëndësishëm për të ndryshuar fatin e popullit të Luginës së Preshevës. Është koha që qytetarët të tregojnë maturi me votën e tyre, për të mos lejuar të nënçmohen më nga asnjë individ që deri më sot arritjen e vetme në parlament e ka të votojë qeveritë serbe me 0 punë për shqiptarët”,-shprehet Memeti.
Prononcimi i plotë
Presheva ka kohë që është lënë anash. Madje, prej saj kanë përfituar njerëz të ndryshëm për favore personale. Më e dhimbshme se kaq, është kur Preshevën e kanë përfaqësuar individ tē korruptuar, duke u bashkërenduar me Serbi natën, për të “qarë” më pas ditën me shqiptarët.
Tani është një moment i rëndësishëm për të ndryshuar fatin e popullit të Luginës së Preshevës. Është koha që qytetarët të tregojnë maturi me votën e tyre, për të mos lejuar të nënçmohen më nga asnjë individ që deri më sot arritjen e vetme në parlament e ka të votojë qeveritë serbe me 0 punë për shqiptarët.
Fuqizimi i shqiptarëve është në dorën e përfaqësimit të dinjitetshëm, në të kundërtën, shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të mbeten duke parë sesi serbët, pakicë në Kosovë, jetojnë më mirë se sa vet kosovarët, ndërsa shqiptarët në Serbi, të shtypur e diskriminuar.
View this post on Instagram