Zgjedhjet në veri! Pas Listës Serbe, edhe qeveria ”Kurti” ka kushte
Nuk është vetëm Lista Serbe që vendos kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e vendit, por edhe qeveria e Kosovës.
Në një deklarate zëdhënësi, Përparim Kryeziu tha se sundimi i ligjit dhe një fushatë zgjedhore e hapur dhe e drejtë, janë parakusht I zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
“Grupet kriminale dhe ekstremiste duhet ose të arrestohen për sulmet e tyre, ose le të ikin në Serbi, prej nga kanë ardhur”, shprehet zëdhënësi i qeverisë në një prononcim për radion Evropa e Lirë.