Zgjedhjet në veri të Kosovës, Shala: Serbët do të bllokojnë rrugët në pjesën jugore
Më 23 prill në pjesën veriore të Kosovës, janë paralajmëruar të mbahen zgjedhjet e parakohshme për komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Marrë shkas nga tensionet e fundit në veri, ato më gjasë do të shtyhen pas takimit që do të mbahet me 19 prill nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës dhe institucioneve vendimmarrëse, thotë Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë në Kosovë.
”Sipas të gjitha gjasave në mbledhjen që do të mbahen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës, institucionet do ti rekomandojnë Presidentes që zgjedhjet të shtyhen për një afat tjetër dhe kështu do të arrihet që tensionet politike dhe tensionet në terren të ulen dhe zgjedhjet të mbahen pas një muaji.
Porse se si do të procedohet do të vendoset në mbledhjen e 19 prillit. Për Shalën, nëse nuk do të ketë dakordësim për shtyrje të zgjedhjeve, me gjasë, serbët do të bllokojnë rrugët që shpijnë në pjesën jugore të vendit, me qëllim destabilizimin e veriut”.