FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjidhet pasardhësi i Zoran Zaev, ky është kryetari i ri i LSDM-së

Dimitar Kovaçevski është zgjedhur pasardhësi i Zoran Zaevit në postin e kryetarit të LSDM-së, në Maqedoninë e Veriut.

Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

Të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme të parakohshme brendapartiake në LSDM e kanë shfrytëzuar 43.469 anëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një fjalim pas shpalljes fitues, ai u shpreh se programet e tyre zgjedhore do të jenë pjesë e strategjisë së re të partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” tha Kovaçevski.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?