Zotimi nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci: Nuk do të dal në zyrë derisa të stabilizohet situata

Edhe pse situata në veriun e Kosovës, është e tensionuar, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë.

Nga ana tjetër, Peci tha se do të rikthehet në zyrën e kryetarit pasi që gjendja të stabilizohet.

“Nuk kemi pasur kësi lloj propozimi nga ambasada amerikane. Prej ambasadës kemi pasur propozim vetëm mos me u shkaktua ndonjë ekses, jo mos me u lajmërua (në objektet e komunës). Sot kemi vazhduar në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës”, deklaroi Peci.

 

SHKARKO APP