Zv. Kryeministri i Maqedonisë: Orë dramatike për Shkupin, nesër vendoset nëse…

Maqedonia të premten pritet që të votojë në lidhje me ndryshim kushtetuese, pas dështimit të referendumit me qytetarët.

Për të kaluar ky vendim duhet që patjetër të plotësohet numri i 80 deputetëve. I ftuar në Real Story zv-kryeministri dhe ministri për Çështjet Evropiane në Maqedoni Bujar Osmani, ka theksuar faktin se e premtja është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë.

Ai theksoi se akoma nuk ka një rezultat në lidhje me plotësimin e numrit të duhur për votimin e nesërm.

“Nesër është një ditë e rëndësishme për proceset kushtetuese. Elita politike po punon për të siguruar numrin prej 80 deputeteve që duhen në këtë proces. Do të ketë gjatë gjithë natës dhe nesër paradite bisedime për të krijuar numrin dhe për të marrë rezultatin e pritur kushtetues. E rëndësishme është që të mbyllet çdo gjë me votimin e së premtes, pasi zgjedhjet do na vonojnë, pasi afati i vendosur nga fqinji grek është deri në Mars, pasi më pas ato shkojnë në zgjedhje dhe kjo mund të ndikojë ne ecurine e marreveshjes.” – tha Osmani.

SHKARKO APP