Rama del kundër Vuçiç: Ka tre porta. BE nuk do na lërë vetëm

Kryeministri Edi Rama përmes një lidhje skype në ”Open”, ka folur për luftën që po bën Shqipëria ndaj Covid-19. Rama tha se masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për të luftuar këtë armik. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pohoi se BE nuk na ndihmon dhe do i kërkojë ndihmë Kinës, ndani dhe ju të njëjtin mendim?- e pyeti Eni Vasili. ”Jo, nuk ndaj të njëjtin mendim. Presidenti i Serbisë ka tre porta. Ka BE, Kinën dhe Rusinë. Ne kemi vetëm një portë, ajo është porta euro-atlantike. Marrëdhënia me BE dhe SHBA. Presidenti i Serbisë po bën politikë të brendshme duke lavdëruar Kinën në një vend ku shumica e popullsisë nuk e do BE-në. BE-ja nuk do na lërë vetëm, por në strategjinë afatshkurtër jemi vetëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?