Rama, nga Patosi plot ngjyra, uron për një të diel të mbarë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga qendra e rilindur e Patosit, e cila është zbukuruar me çadra shumëngjyrëshe, për të pritur vizitorë të huaj e vendas gjatë sezonit turistik.

“Nga Patosi plot ngjyra, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Në Patos gjatë kësja jave, ndër të tjera u zhvillua dhe panarii “Qyteti im”, ku u prezantuan punime artizanale, punime me materiale të riciklueshme, pamje të ndryshme të qytetit dhe objekte të trashëgimisë kulturore të mbledhura në vite. Po ashtu, Bashkia e Patosit në bashkëpunim me institucionet vendore ka përgatitur një kalendar kulturor e artistik për banorët e Patosit, por dhe turistët që zgjedhin të kalojnë në këtë qytet, me shfaqje në kinema dhe teatër.

SHKARKO APP