Rama nxjerr pamjet e projektit për muzeun “Besa”: Do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë
“MIRËMËNGJES
dhe me projektin fitues të Muzeut “Besa”, realizuar nga studio zvicerane “Oppenheim Architecture”, që do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe do t’u ofrojë të gjithëve një hapësirë opinionesh, debatesh, shprehjesh artistike e kulturore mbi tolerancën, solidaritetin, humanizmin, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm.