Rekordmeni Klaus Gjasula në Rinas: Kemi tifozët më të mirë, ndjesia e autogolit është e shëmtuar

34-vjeçari Klaus Gjasula hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve, por që më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar. Gjasula foli pasi ekipi i Shqipërisë u kthye këtë pasdite në Tiranë, fill pas eliminimit nga Euro 2024.

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm. Jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë”.

Nota për kombëtaren? ”Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian”, tha Gjasula.

SHKARKO APP