Home Aktualitet Rënia e moned...

Rënia e monedhës euro, Sejdarasi: Ndikoi faktori i tregut dhe ai psikologjik

23
0

Rënia e monedhës euro, sipas ekspertit të ekonomisë, Bardhi Sejdarasi janë dy faktorë që kanë ndikuar. Ai i tregut dhe ai psikologjik. Sipas analizës së tij, në tregun shqiptar ka pasur mungesë të monedhës vendase (Lekut) dhe për këtë arsye është ulur vlera e monedhës Euro.

“Një faktor është ai i tregut dhe ai psikologjik. Po e them me fjalë të thjeshta, kur mungon një produkt në treg, çmimi rritet dhe kur është me tepricë është e kundërta. Në Shqipëri ka munguar monedha e Lekut, edhe pse duket e çuditshme. Ky është leku që mbledh qeveria nga taksat e shqiptarëve. Pra ka munguar Leku.

Fenomeni i kundërt ndodh me Euron, kemi një sasi të jashtëzakonshme të monedhës në treg. Dihen periudhat që kemi luhatje të vlerës së kësaj monedhe. Debatoi është kush e sjell euron? Kush e pastron euron në treg. Po të shihni fazat e rritjes së monedhës, ka qenë kur nis lëvizja mbrapsht e emigrantëve.

Ka dy faktor, kthimi i emigrantëve dhe ndërhyrja e bankave për të mbledhur sasinë e parave për klientët e tyre. Bankat që nuk i kishin këto, ishin të detyruara të mblidhnin euro”, u shpreh Sejdarasi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit