“1 në 10 persona do të vazhdojnë të jenë konsumatorë të duhanit deri në vitin 2023”

Tashmë, një pjesë e njerëzve në Angli janë konsumatorë të duhanit, por sipas Shëndetit Publik në Angli (PHE) do të vihet në zbatim që Britania nuk do të konsumojë më duhan deri në vitin 2030. Parashikimet janë bërë pasi 400.000 njerëz kanë hequr dorë nga duhanpirja në Angli vitin e kaluar, duke lënë 6.1 milionë duhanpirës – ose 14.9% të popullsisë në vend, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Kjo ka rënë disa nivele më poshtë parashikimeve nga një normë prej 15.5% vitin e kaluar dhe një nivel 19.8% në vitin 2011. Sipas parashikimit të PHE, midis 8.5 dhe 11.7% të njerëzve do të pinë duhan deri në vitin 2023 nëse kjo mund të vihet në zbatim në Angli.

Shefi ekzekutiv i trupit, Duncan Selbie, i kërkoi Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) që të angazhohej për qëllimin e bërjes së Britanisë në mënyrë efektive pa qenë konsumues duhani deri në vitin 2030 – që do të thotë se 5% më pak e popullsisë do të prijnë duhan në fillim të këtij muaji. Shifrat sugjerojnë se vendi mund të jetë në rrugën e duhur për të arritur këtë qëllim.

Megjithatë, PHE paralajmëroi se shumica e njerëzve që përpiqen të lënë duhanin nuk po përdorin metodat më efektive. Organizata filloi fushatën e saj Stoptober të enjten, duke inkurajuar njerëzit që të heqin dorë nga cigaret për 28 ditë deri në tetor.

“Britania është një lider botëror mbi kontrollin e duhanit dhe politikat tona të forta tregojnë se normat e pirjes së duhanit kanë rënë disi”, tha ministri i Shëndetësisë Publike Steve Brine në një deklaratë duke njoftuar fushatën.

Megjithëse shifrat tregojnë se numri i përgjithshëm i duhanpirësve në Angli po bie me shpejtësi, duhet bërë më shumë për të reduktuar pabarazitë në mënyrë që të krijohet një “shoqëri që nuk konsumohet duhan”, sipas një eksperti.

“Ndërsa normat e pirjes së duhanit janë në rënie mesatarisht, duhanpirësit më të varfër dhe më të pa favorizuar po reduktohen. Financimi duhet të gjendet nëse qeveria do të arrijë planin që shoqëria të mos konsumojë duhan deri në vitin 2030. Një në katër njerëz në profesionet rutinë dhe manuale pinë duhan, krahasuar me një në 10 në postet drejtuese dhe profesionale, sipas shifrave të PHE. Prodhuesit e duhanit janë disa nga kompanitë më fitimprurëse në botë, ata lehtë mund të përballojnë kostot e veprimeve radikale për të ulur normat e duhanit.

SHKARKO APP