10 arsyet pse duhet të konsumoni panxhar

Panxhari është perimeve me vlera të larta ushqyese. Mund të konsumohet i gjallë ose i gatuar lehtë. Thuhet që panxhari është më shumë një perime që konsumohet në dimër, por duhet të theksojmë që nuk e humbet aspak shijen edhe në verë. Më poshtë 10 arsyet pse duhet ta konsumoni shumë shpesh:

Kanë funksion anti-inflamator

Përbërësit që gjenden tek panxhari kanë treguar dhe provuar se luajnë një funksion të rëndësishëm për sëmundjet inflamatore. Tre komponentët specifikë që ndihmojnë për këtë funksion janë: betani, isobetani dhe vulgaxanthin. Ato ndalojnë aktivitetin e sëmundjeve inflamatore. Inflamacioni është konsideruar si një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, diabetit tip 2 dhe plot sëmundjeve të tjera.

Është i pasur me antioksidantë

Panxhari përmban plot antioksidantë të tillë si beta-carotene, vitaminë C dhe mangan. Këto antioksidantë kanë funksion për të mbrojtur trupin nga efektet e stresit oksidativ, i cili mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar duke shmangur sëmundjet. Dr Andreë Weil shpjegon: Stresi oksidativ është pesha totale e lëshuar në organizmat me prodhimin e vazhdueshëm të radikaleve të lira në rrjedhën normale të metabolizmit, plus çfarëdolloj presionesh të tjera të mjedisit. Efektet e stresit oksidativ janë të lidhura shpesh me sëmundje kronike të tilla si sëmundje të zemrës dhe shumë lloje të kancereve.

Funksion nxitës

Panxhari është përdorur në kohët e lashta nga romakët si një përforcues natyror. Ato përmbajnë boron, e cila është e lidhur në prodhimin e hormoneve të seksit njeriut.

Ndihmojnë shëndetin e trurit

Ka pasur disa studime të vazhdueshme të profilit të lartë që tregojnë se konsumi i lëngut të panxharit mund të ulë presionin e gjakut, por kemi dashur të tregojmë se lëngu i panxharit , gjithashtu rrit perfusionin apo rrjedhjen e gjakut, në tru, thotë Daniel Kim-Shapiro, drejtori i Qendrës Shkencore në Wake Forest University.

Janë të rëndësishme për detoksifikimin e trupit

Pigmentet që i japin ngjyrën panxharit të sheqerit janë pikërisht edhe pigmentet të cilat luajnë një rol tepër të rëndësishme në promovimin e shëndetit optimal. Ato punojnë si antioksidantë ose agjentë anti-inflamator. Kështu ndihmojnë trupin duke neutralizuar toksina dhe duke ndihmuar në procesin natyror të qelizës, detoksifikimin.

Burim i madh i acidit folik

Folate, i njohur edhe si acidi folik, është një nga tetë vitamina B të përgjithshme dhe është e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut në palcën e eshtrave, konvertimin e karbohidrateve në energji dhe prodhimi i ADN-së dhe ARN, shkruan Medical News Today. Folate është gjithashtu thelbësore për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru. Një filxhan panxhar përmban 148 mcg efolate, që është 37 për qind e vlerës së rekomanduar ditore.

Ul presionin e gjakut

Në vitin 2010 hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se nitratet janë një përbërës i veçantë në panxhar, që ulin presionin e gjakut dhe mund të ndihmojnë për të luftuar sëmundjet e zemrës.

Mund të luftoj kancerin

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidanteve dhe anti-inflamatore, nuk është çudi që panxhari i sheqerit të jetë i dobishëm në uljen e rrezikut të shumë llojeve të kancerit. Janë duke u kryer disa studimeve, rezultatet e para të së cilave janë tepër pozitive.

Përmban vitaminën C

Panxhari është një burim i mirë i vitaminës C, me 6.7 mg në filxhan, e cila është 11 për qind e vlerës së rekomanduar ditore. Vitamina C luan një rol të fuqishëm në rritjen e imunitetit të trupit. Është gjithashtu thelbësore për krijimin e kolagjenit në eshtra, kërc, muskujve dhe enëve të gjakut. Collagen është proteina kryesore në strukturën e indeve lidhëse.

Ndihmon në rënien në peshë

Panxhari përmban vetëm 58 kalori në një filxhan dhe nuk përmban aspak yndyrë. Panxhari është i pasur me vlera të larta në fibra dietetike, duke siguruar 15 për qind të vlerës së rekomanduar ditore në një filxhan të vetëm. Të gjitha perimet e freskëta që kanë vlera të larta në fibra dietetike, kanë nivel të ulët të kalorive dhe përqindje të ulët yndyrore janë çelësi për humbjen e peshës.

SHKARKO APP