10 faktet më interesante rreth trurit të njeriut

1 – Truri është i vetmi organ në trupin e njeriut që nuk ka nerva, pavarësisht nga fakti se ai vepron si komandë qëndrore për sistemin nervor qëndror. Kjo do të thotë që truri i njeriut nuk ndien dhimbje.

2 – Truri i njeriut konsumon 20% të energjisë, përkundër faktit se ai përfaqëson vetëm 2% të peshës së përgjithshme të trupit. Energjia është me rendësi jetike per ruajtjen e qelizave te shëndetshme te trurit.

3 – Numri i neuroneve të pranishme në tru është përafërsisht rreth 100 miliardë, shifër kjo rreth 15 herë më e lartë se popullsia e përgjithshme në tokë. Ky numër i lartë i neuroneve rrit aftësinë e përpunimit të trurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

4 – Truri i njeriut llogaritet si organi me yndyror në trupin e njeriut. Rreth 60% e trurit është i përbëre nga yndyra. Për më tepër, 75% e masës totale të trurit është e përbëre nga uji i cili rregullon funksionet e ndryshme ne tru.

Swiss Digital Mobile Reklama

5 – Neocortex është pjesa e trurit te njeriut qe është përgjegjëse për gjuhen dhe ndërgjegjen. Ajo përbën rreth 76% te trurit te njeriut.

6 – Shume njerëz besojnë se qëniet njerëzore përdorin më pak se 10% te trurit te tyre. Ky është një keqkuptim, sepse çdo pjesë e trurit ka një funksion të njohur.

7 – Gjatë shtatzënisë së hershme, neuronet shumohen në një normë prej 250.000 neurone për minutë.

8 – Rreth 15-20% (750ml) të prodhimit të përgjithshëm kardiak është drejtuar ne tru çdo minutë.

9 – Energjia e konsumuar nga truri është e mjaftueshme për të ndriçuar një llambe të lehtë.

10 – Truri i njeriut nuk është aq i përsosur siç mendohet. Truri i njeriut ka bërë që në shumë raste të mashtroje njerëzit duke bërë që ata të shohin gjerat ndryshe nga realiteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?