10 gjëra të vogla që ju ndihmojnë të ndiheni më të lumtur

Rutinat e përditshme shpesh janë një rrugë drejt sigurisë për të bërë gjërat e duhura në mënyrën e duhur çdo ditë. Por, ndonjëherë mjafton një ndryshim i vogël apo dalje nga rutina për të rritur nivelet e dopaminës dhe për t’u ndjerë ndryshe dhe me të lumtur.

-Ndryshoni rrugën nga puna në shtëpi dhe anasjelltas

Një mjedis i ri, edhe nëse është vetëm disa metra larg nga rruga juaj normale, ka një mënyrë për të pasur ndikim në gjendjen tonë. Shtoni një element tjetër si muzikë, podkast apo libër audio dhe do të ndiheni ndryshe.

-Pijeni kafenë e mëngjesit në një vend të ri

Fakti që porosisni një kafe apo një lëng të freskët te një vend i ri përballë disa personave që nuk i njihni është diçka e re.

-Bëni ndryshime në llojin e aktiviteteve që bëni

Provoni një kurs të ri kërcimi, disa seanca pilates…ka plot aktivitete ku mund të angazhoheni për të mësuar gjëra të reja dhe për të hequr dorë disi nga rutina.

-Riorganizoni mobiliet në shtëpi

Ndërrimi i vendit të divaneve në shtëpi, kolltukëve apo vendin të televizorit, a e dini që është një qasje që mund të sjellë lumturi?

-Shkoni në një restorant të ri

Të provuarit e gatimeve në një restorant të ri, për më tepër përballja me klientë apo staf tjetër që nuk i keni parë kurrë në jetën tuaj, është diçka ndryshe.

-Përgatisni një darkë ose porosisni jashtë

Mund të jetë një recetë që nuk e keni provuar më parë, ndaj pse të mos tentoni?

-Lexoni një poezi

Një titull i ri libri, një poezi me tematikë interesante nga natyra te dashuria apo falja janë një kënaqësi për shpirtin.

-Kaloni një ditë të tërë jashtë

Thjesht ideja për të qenë jashtë shtëpisë dhe për ta kaluar ditën në një park, në një bar, në një vend ku jeni larg të gjithëve është një mundësi e mirë për t’u ndjerë rehat me veten.

-Zbuloni një këngë të re

Shtojini playlistës suaj disa hite të reja që mund t’i dëgjoni kur ju të dëshironi dhe kështu i keni ofruar një “ushqim” ndryshe për qetësinë e shpirtit dhe lumturisë suaj.

-Udhëtoni në një vend që nuk keni qenë kurrë

Kombinoni emocionin e zbulimit të një vendi të ri me një test të aftësive tuaja të mbijetesës. Eksplorimi i të panjohurës është pjesë e emocionit.

SHKARKO APP