10 këshilla për të mos qenë të varur nga “smartphone”

Prej vitesh telefonat “inteligjentë” kanë marrë një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Ja cilat janë truket për të mos abuzuar nëpërmjet Facebook dhe rrjeteve të tjera

1.Përdorni ‘app’ e “Facebook”-ut

Studimet më alarmante tregojnë që e prekim ‘smartphone’ më shumë se 150 herë në ditë. Telefoni “inteligjent” që prej 10 vitesh ka marrë një rol qendror në jetën tonë, duke provokuar shpesh edhe varësi. Për të mos rënë pre e abuzimit, Figaro na prezanton 10 truke që na ndihmojnë jo për ta braktisur teknologjinë, por për ta përdorur më mirë. Këshilla e parë është që të fshijmë nga telefoni aplikacione të tilla si Facebook, dhe t’i vizitojmë rrjetet sociale nga Browser-i i telefonit: funksionet janë të njëjta, por kemi shumë më pak pengesa. Njoftimet zhduken në mënyrë të pavullnetshme. Lidhjet e shpërndara hapen në dritare të ndara dhe rrjedhimisht mund të lexohen më lehtë. Videot nuk vazhdojnë pa një komandë tonën, ndërsa në Facebook është më e vështirë për futjen e të dhënave tona në ndjekjen e reklamave. Sidomos – përfundon kjo faqe francize, – nuk jemi më të tërhequr nga ikona blu dhe ajo e bardhë: “Më në fund mund të marrim frymë”.

2.Kufizoni njoftimet

Nuk është vetëm “Facebook” që bllokon “smartphone” tonë. Çdo ditë marrim njoftime nga aplikacionet që kemi shkarkuar në telefon, madje edhe njoftime jo të pëlqyeshme (fushata promocionale, njoftime për video-lojëra, episode të një seriali që e shohim online). Njoftimet janë padyshim një instrument i dobishëm për të qenë të azhornuar mbi ngjarjet e fundit, por ndonjëherë bëhen të bezdisshme. Dhe duhet patjetër që të bëjmë një seleksionim. Dhe kur na vijnë propozime për faqe të reja, duhet të jemi vetëdijshëm dhe të mohojmë pëlqimet.

3.Riaktivizoni zilen

Shpesh e lëmë telefonin në mënyrë silencioze që të mos na shqetësojnë, por kjo zgjidhje jo gjithmonë është e duhura sepse detyrohemi të shikojmë herë pas here telefonin se mos kemi ndonjë të re. Kështu që është më mirë ta mbajmë aktive zilen, ndoshta duke përdorur teknikat e avancuara, si për shembull zile të personalizuar në varësi të dërguesve.

4.Kontrolloni e-mailin manualisht

Ashtu si për aplikacionet, për të shmangur marrjen e njoftimeve çdo minutë, është mirë që t’i kontrollojmë emailet duke hapur postën elektronike dhe të përdorim filtra të personalizuar për të eliminuar automatikisht emailet e padëshiruara.

5.Mos e kontrolloni “smartphone” pas orës 22:30.

Versionet e fundit të Iphone dhe të shumë prej telefonave Android, ofrojnë një modalitet që e heq dritën blu dhe na ndihmojnë të flemë. Ka një zgjidhje më të mirë: mos e kontrolloni më “smartphone” pas orës 22:30 dhe lëreni në modalitetin “mos më shqetëso”. Është më mirë të merrni një libër, të bëni bilancin e ditës dhe të mendoni për ditën e nesërme. Më mirë të ndiqni këto këshilla sesa lundroni në Instagram.

6.Natën telefoni duhet të qëndrojë në dhomën e ndenjes

Gjatë natës telefoni asnjëherë nuk duhet mbajtur në duar, por duhet të mbahet në dhomë tjetër, nëse është e mundur në modalitetin avion. Kështu nëse zgjohemi natën nuk do të shikojmë telefonin dhe do të flemë përsëri. Në situata të caktuara, kur është e nevojshme të rrimë të disponueshëm mund të përdorim modalitetin “mos më shqetëso”, që do të thotë të jesh në kontakt vetëm me disa të përcaktuar.

7.Gjeni alarmin e vjetër.

Në mëngjes, shumë njerëz janë mësuar të zgjohen falë ziles së programuar në “smartphone”, por do të ishte shumë më mirë që të gjenim alarmin e vjetër. Kështu që mendimi i rrjeteve sociale nuk do të na sulmojë sapo të zgjohemi.

8.Në mëngjes mos e ndizni “smartphone” para se të dilni.

Është mirë të ndizet telefoni pasi keni ngrënë mëngjes dhe kur jeni bërë gati për të ikur në zyrë. Për ata që jetojnë në qytet dhe përdorin shërbimin e transportit, aktivizojeni kur të arrini në zyrë, kështu në metro ose në tram mund të lexoni ndonjë faqe gazete ose ndonjë libër të mirë. Në fund të javës, nëse kushtet ua lejojnë, mësohuni të jetoni pa telefon, deri në pasdite vonë.

9.Në restorant “smartphone” qëndron në xhep.

Për të shijuar me të vërtetë një darkë të bukur në restorant, “smartphone” nuk duhet të qëndrojë në tavolinë, por mund ta mbani në xhep ose në çantë. Një studim i fundit ka treguar që prezenca e telefonit në tavolinë redukton aftësinë e përqendrimit tek ushqimi.

10.E përdorni “smartwatch” në mënyrë “inteligjente”

Këshilla e fundit është që ta përdorni “smartphone” në mënyrë inteligjente. Duke u konfiguruar keq, pajisja do të vibrojë vazhdimisht. Zgjidhja? Përdorni masën e këshillueshme dhe bëni një hap përpara duke pranuar që të shqetësoheni vetëm me telefonata dhe sms. Natyrisht “smartwatch” duhet të përdoret për gjërat që di t’i bëjë mirë, si për shembull të gjurmojë performancat sportive, pa pasur nevojë të merrni me vete ‘smartphone”-n.

SHKARKO APP