10 këshilla si të zgjohemi herët
Gjumi i mëngjesit, është gjumi që të shijon më shumë ndaj dhe shumica e njerëzve e kanë të vështirë të zgjohen herët. Zgjimi herët është një sfidë e vërtetë sidomos disa njerëz që orarin e punës e kanë herët. Duhet t’i vendosni vetes rregulla të reja dhe të praktikoni zgjimin herët në mëngjes.
Ne ju sugjerojmë disa këshilla efektive të cilat do ju ndihmojnë të çohemi herët në mëngjes.
1- Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët
Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër. Ri-organizoni planet tuaja në mënyrë që detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi t’i përfundoni në mesditë. Do të vëreni ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës sepse mëngjesi është koha e duhur për të qene produktivë dhe të suksesshëm në punë.
2-Harroni që ekziston butoni “Snooze” për të shtyrë alarmin çdo 10 minuta
Po ju bie alarmi? Atëherë zgjohuni menjëherë. Pa justifikime. Nëse e shtyni atë për 15 minuta më shumë dhe sakrifikoni kohën e mëngjesit nuk do ju ndihmojë. Si rezultat do bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë më e vështirë për tu zgjuar.
3-Një cikël me 4 orë gjumë nuk mjafton
Në mëngjes do të ndjeheni tmerrësisht keq. E garantuar. Është e domosdoshme të shtriheni për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë. Nuk duhet të flini më pak se 6-8 orë gjumë gjatë natës.
4-Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati
Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40 mos t’ju vijë keq për minutat e humbura. Nuk ka kuptim të flini sërish. Mendoni pozitivisht sepse keni 20 minuta më shumë kohë për veten tuaj.
5- Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë
Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.
6-Kërceni
Provoni të kërceni e të hidheni nga krevati menjëherë sapo zgjoheni. Disa kërcime do e ndihmonin trupin tuaj të fitonte më shumë energji.
7-Shtriquni
Mund t’i shtriqni muskujt teksa jeni ende në shtrat. Shmangni lëvizjet e shpejta, bëni stretching ngadalë dhe me kujdes. Bëjeni këtë për 5-10 minuta në mëngjes derisa të ndjeheni pozitivë dhe me energji.
8-Hapni dritaren
Ndonjëherë edhe pasi jeni çuar nga krevati, ende ndjeheni sikur mendja juaj është ende në gjumë. Hapni dritaren ose akoma edhe më mirë, dilni në ballkon kur moti është i mirë. Merrni frymë thellë dhe do të shihni gjithçka shumë qartë.
9-Pini një gotë me ujë
Mënyra më e mirë për të përgatitur porcionin kundër-gjumë është të shtoni pak limon dhe një lugë çaji me mjaltë në ujin tuaj. Piheni këtë kokteil në mëngjes dhe do të pushtoni botën.
10-Hani një mëngjes të mirë
Shmangni ushqimet dhe pijet me nivel të lartë sheqeri sepse provokojnë një efekt me “stomak të rëndë” dhe të bëjë që të ndjeheni të përgjumur. Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.