10 vite betejë me kancerin e gjirit, Totraku: Dua të jetoj

Sonela Totraku jep çdo ditë mësim dhe vijon jetën krejt normalisht, e në të njëjtën kohë, ka 10 vjet që përballet dita ditës me kancerin e gjirit. Shumë e fortë dhe me kurajo, Sonela tregon në studion e emisionit “Rreze Dielli” se njeriu mund të bëjë maksimumin nëse ka dëshirë për të jetuar. E pyetur se nga e gjen gjithë këtë forcë, Sonela përgjigjet se jeta është gjëja më e bukur.

”Dua të jetoj, është gjëja më e bukur. Kur ke dëshirë që të jetosh bën maksimumin e mundshëm. Merr gjërat më të bukura që ka jeta dhe gjërat e tjera pastaj i neglizhon”,-thotë ajo.

Sonela që sot e sheh gjithnjë duke qeshur, e duke i dhënë shpresë edhe të tjerëve, tregon momentet e para kur ka mësuar për sëmundjen. Ajo shprehet se ishte diçka e papritur, por gjithmonë ka pasur familjen dhe miqtë që i kanë ndenjur pranë.

”Unë kujtoj momentin si e kam zbuluar. Kam qenë në shtëpinë time, po shikoja për qejfin tim televizor. Në atë moment më pickon një mushkonjë, e godas dhe gishtat e mi prekin një gjendër të vogël në gjoks. Kam vrapuar ti tregoj të parës mamamsë. Më tha që nuk është asgjë, por kur vuri dorën për ta parë u zverdh në fytyrë dhe që aty e kuptova se diçka nuk shkon. Më pas kemi shkuar , kam bërë kontrollet. Aty e kam marrë vesh se çfarë diagnoze kisha, por asnjëherë nuk kam qenë e ndërgjegjshme se çfarë do të më presë më pas”.

Megjithëse nuk e mendon fundin, dhe është kurajoze , Sonela pohon se pasai mori vesh diagnozën, koncepti i saj për jetën ka ndryshuar. Sipas saj asnjë njeri nuk e di momentin që do të largohet nga kjo jetë, por Sonela është e bindur se do të ikë në një mënyrë që njerëzit do ta duan. E vetmja gjë që iu thotë të gjitha grave por edhe njerëzve të cilët jeta i vë përballë sprovave të tilla është të mos e ndalin kurrë luftën.

SHKARKO APP