100 mijë të prekur nga diabeti, mjekët: Po rriten komplikacione

Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të rritjes së fataliteteve nga sëmundjet kronike në popullatë ka prekur afro 100 mijë persona në Shqipëri. Sipas mjekëve endokrinolog, vetëm në Tiranë rezultojnë të prekur 30 mijë persona.

”Numri është 4 mijë raste të reja në vit, por numri real i personave me diabet në Shqipëri është mbi 95 mijë persona të njohur me diabet dhe vetëm në rrethin e Tiranës kemi rreth 30 mijë persona”,-tha Florian Toti, mjek endokrinolog. Bluzat e bardha ngrejnë shqetësimin për mosdiagnostikimin e të gjithë popullatës, ku afro 30% e personave me diabet nuk e dijnë që vuajnë prej saj. Kjo sipas bluzave të bardha ka bërë që të rriten edhe komplikacionet që lidhen direkt me këtë sëmundje.

Sipas bluzave të bardha, faktori kryesor, ai i plakjes së popullsisë po ndikon në rritjen e kësaj sëmundshmërie, për këtë arsye ata kërkojnë që kontrolli mjekësor falas për popullatën të shtrihet edhe për personat mbi 70 vjeç, ku kjo sëmundje është më e përhapur.

SHKARKO APP