192 vdekje në vit nga kanceri i gjirit në Shqipëri, gratë e kapin sëmundjen në stade të avancuara
Mbi 720 raste janë diagnostikuar vitin e fundit me kancer gjiri dhe sipas ekspertëve ky kancer përbën më shumë se 11% të të gjitha rasteve të reja me sëmundje tumorale. Dy dekadat e fundit sëmundshmëria nga kanceri i gjirit është rritur me 20%.
Shefja e shërbimit onkologjik, Silvana Celiku tregon se krahas faktorit genetic, ndryshimit të stilit të jetës dhe rritjes se moshës mesatare, programi i depistimit në të gjithë vendin ka rritur zbulueshmërinë e këtij kanceri. Ende gratë e kapin sëmundjen në stade të avancuara.
Kanceri i gjirit në Shqipëri mbetet shkaku kryesor i vdekjeve tek femrat e prekura nga sëmundjet tumorale. Vetëm në vitin 2022 humbën jetën 192 gra edhe në moshë të re. Në tetorin rozë, muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit mjekja Silvana Celiku u bën apel grave të kryejnë kontrolle periodike.