2 herë peshk në javë, mbron zemrën nga rreziku

Konsumimi i peshkut dy herë në javë ul rrezikun nga mbyllja e arterieve, sulmet në zemër dhe tru, zbulojnë ekspertët.

Asociacioni amerikan për zemër sugjeron konsumimin e 250mg të omega-3 në ditë. Studimet e mëhershme kanë treguar se ata me nivele më të larta të omega-3 jetojnë më gjatë.

Peshku i vajit besohet se është i mirë për shëndetin e njeriut, me mundësi përfitimesh për zemër, tru, sy dhe ata që kanë probleme me arterie dhe demencë.

Ekspertët amerikanë rekomandojnë njerëzit të konsumojnë salmon, makerel, haringa, sardina ose peshk tuna. Studimi është publikuar në revistën Circulation.

SHKARKO APP