2 maska për flokë të yndyrshëm dhe me zbokth

Vetëm kush ka flokë të yndyrshëm e di se sa i sikletshëm është shkëlqimi i tepërt, humbja e volumit dhe prania e zbokthit pavarësisht larjes së shpeshtë dhe përdorimit të kushedi sa e sa produkteve.

Në këtë artikull menduam t’ju sillnim dy maska fare të thjeshta, që lehtësisht mund të realizohen nga kushdo (si dhe jo të kushtueshme), të cilat do t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll flokët tuaj kapriçozë.

MASKA E PARË

Përbërësit:

2 lugë sodë

4 lugë kos

Përziejeni mirë kosin me sodën e bukë dhe të dyja bashkë aplikojini mbi flokë të lagur dhe të sapolarë. Shoqërojini me një masazh të lehtë dhe pas disa minutash shpëlajini flokët mirë. Vendosni shumë pak shampo gjatë larjes finale dhe më pas krihini dhe thajini flokët me kujdes. Kjo maskë bëhet një ose dy herë në javë.

MASKA E DYTË

Përbërësit:

2 domate

2 lugë gjelle vaj kastori

2 të verdha veze

Ngrohni për pak sekonda vajin e kastorit dhe shtoni gradualisht vezët, por pa i mpiksur. Në fund shtoni domatet e grira dhe përziejini mirë. Lyejini flokët me furçë nga maja te rrënjët dhe mbajini për një orë. Lani fillimisht kokën me ujë të vakët derisa të shpëlani maskën dhe më pas përdorni edhe shampon. Sërish maskën mund ta bëni një ose dy herë në javë.

SHKARKO APP