20 minuta ecje apo joga, rinojnë trurin tuaj
Më pak se 20 minuta ushtrime të lehta ditore, nga ecja e deri në joga, mund të parandalojnë rënien mendore në moshë të vjetër, sipas hulumtimeve të reja.
Për të mbrojtur trurin stërvitja duhet të jetë ne afat të gjatë, të paktën 52 orë gjatë një periudhe prej rreth gjashtë muajsh ose dy orë në javë.
Megjithatë, kjo sasi relativisht e vogël e aktivitetit fizik nxit të menduarit, pavarësisht se çfarë është, thonë shkencëtarët.
Një studim i Universitetit të Miamit zbuloi se një rutinë ushtrimi e butë i ndihmonte njerëzit të qëndronin të mprehta dhe të kryenin detyrat mendore më shpejt dhe në mënyrë efektive.