22 vite në karrocë, drama e 52-vjeçarit
Më shumë se gjysmën e jetës së tij, Trifon Kushta nga Elbasani, e ka kaluar në një karrocë me rrota për shkak të sëmundjes por kjo nuk ja ndali vullnetin për të ecur përpara, ai e pranoi jetën e tij, ashtu siç ajo erdhi.
52-vjeçari ka 4 fëmijë dhe një familje e madhe si e tija nuk mund të jetojë vetëm me pagesën e invaliditetit. Ai krijoi një biznes të vogël sa për t’ja dalë shpenzimeve të familjes, por edhe për t’u ndjerë i dobishëm.
52-vjeçari me vullnetin dhe forcën e madhe për të jetuar kërkon ende një punë për të kontribuar për shoqërinë, ndërsa ndjen se fuqitë po e tradhtojnë, ai kërkon një karrocë elektronike, pasi tashmë e kaq të vështirë ka komandoje me forcën e krahëve, karrocën e tij.