3 mite bukurie që duhet të ndaloni që tani së besuari
Nëse do të besonim gjithçka që na këshillohet vërdallë jeta jonë me shumë mundësi do të merrte të tatëpjetën. Në këtë artikull po ju sjellim 3 mite të njohura bukurie, që nuk janë asgjë tjetër veçse 3 gënjeshtra të mëdha të cilat nuk duhen besuar më kurrësesi.
Produktet e mira minimizojnë maksimalisht poret
Së fundmi kemi dëgjuar shpesh se një produkt i mirë kozmetik bën minimizimin maksimal e poreve të lëkurës. Në fakt kjo nuk është aspak e vërteë. Një produkt i mirë mund të bëjë pastrimin, ose një lloj qetësimi të poreve, por kurrësesi nuk arrin dhe nuk duhet të arrijë zhdukjen e tyre.
Sa më shpesh t’i presësh aq më shumë rriten flokët
Edhe kjo thënie nuk është asgjë tjetër veçse një mit. Nëse dëshironi flokë të gjatë duhet të kujdeseni për ushqyerjen e tyre. Uqyerja e skalpit dhe përdorimi i produkteve të duhura pa dyshim është çelësi për flokë të gjatë.
Pasta e dhëmbëve përthan puçrrat
Vlen të përmendim që përveç se pasta e dhëmbëve nuk i përthan puçrrat, abraziviteti i saj shkatërron edhe peashin e lëkurës. Kaq mjafton për të thënë se e gjithë thënia e mësipërme është një gënjeshtër e madhe dhe e dëmshme.