3 rregullat e arta që e bëjnë një lidhje dashurie të fortë dhe afatgjatë

Nuk ka çift në botë që të mos ketë pasur të paktën disa herë debate apo probleme në lidhjen e tyre. Të gjithë duam dashurinë perfekte por rrethanat e jetës, problemet e përditshme na bëjnë ta harrojmë këtë gjë dhe të biem në grackë. Kështu që nëse dëshironi një marrëdhënie sa më afatgjatë dhe të fortë mos i shkelni kurrë këto trë rregulla:

1.Partneri ose ju dashuron ose jo. Nuk mund ta bëni dikë t’ju dashurojë me zor. Ai ose ju do ose jo dhe nuk një rrugë të mesme. Kështu që respektojini zgjedhjet dhe ndjenjat e dikujt tjetër.

2.Si fillim duhet të doni veten. Duhet ta dini shprehjen e famshme se nëse nuk je mirë me veten nuk mund të jesh mirë me askënd. Prandaj mës të duash vete, ta respektosh atë në mënyrë që edhe dikush tjetër ta bëjë.

3.Askush nuk është i detyruar të të dojë përgjithmonë. Ti mund t’i kesh dhënë dy fëmijë, mund t’i kesh dhënë një familje, i je dedikuar gjithë jetën por kur dashuria mbaron, mbaron dhe kaq. Nuk mund ta detyrosh dikë apo t’i imponosh qëndrimin me ty vetëm për hir të fëmijëve. Nuk është aspak e shëndetshme.

SHKARKO APP