3 rreziqe nga fjetja me flokë të lagur

Këshillohet gjithmonë të mos shtriheni të flini me flokët e lagur.

Kjo sepse rrezikoni të ftoheni apo të mund të merrni ndonjë pneumoni.

Në vijim lexoni disa nga rreziqet që vinë nga fjetja me flokë të lagura:

Dhimbje koke

Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes dhe lagështisë së flokëve. Të nesërmen në mëngjes mund të zgjoheni me dhimbje koke.

Infeksione

Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajrat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit.

Këputja e flokëve

Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakrehur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen.

SHKARKO APP