4 mënyra si të shpëtoni nga dhimbja e tmerrshme e kokës kudo ku ndodheni

Të gjithë të rriturit i kanë provuar të paktën një herë në vit dhimbjet e kokës. Ka disa lloje dhimbje koke: si migrena, dhimbje koke të grumbulluara dhe ato që lindin për shkak të tensionit, problemet me shikimin ose sinuset.
Ato të shkaktuara nga tensioni janë më të zakonshmet dhe prekin rreth 1.6 miliardë njerëz.

Meqë një dhimbje koke nuk ju paralajmëron para se të vijë dhe mund të fillojë në çdo kohë dhe kudo, Bright Side na tregon 4 mënyrat se si të shpëtoni nga dhimbja e tmerrshme e kokës kudo ku ndodheni:

Dush me ujë të ngrohtë

Nëse keni dhimbje koke, bëni një dush me ujë të ngrohtë, pasi kjo teknikë zbut muskujt e tensionuar dhe mund t’ju lehtësojë dhimbjet e tmerrshme të kokës. Në rast se nuk keni mundësi për shkak të ambientit ku ndodheni për të bërë një dush, atëherë përdorni fasha të nxehta, pasi edhe ato ju ndihmojnë.

Terapia e aromave

Aroma e disa vajrave esencial, veçanërisht livando, mund të qetësojë një dhimbje koke. Butësisht masazhoni vajin në ballë dhe shtrihuni në një dhomë të qetë dhe relaksohuni.

Pini ujë

Dehidratimi është një arsye e zakonshme e dhimbjeve të kokës. Për t’i mbajtur ato larg nga vetja, duhet të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës.

Kura bimore

Xhinxheri është përdorur në shekuj me radhë për të trajtuar dhimbjet e kokës, përshirë migrenën. Studimet e fundit kanë provuar edhe efikasitetin e saj.

 

SHKARKO APP