4 shenjat alarmante që paralajmërojnë tumorin në tru

Simptomat e tumorit në tru shfaqen sipas llojit të tumorit, i madh apo i vogël dhe forma që ka ai. Por gjithsesi është e nevojshme që t’i dalloni, pasi shpesh janë edhe të paqarta dhe mund t’i ngatërroni me dhimbje të thjeshta koke.

Sulmet

Rreth 60 për qind të pacientëve me tumore në tru kanë të paktën një sulm kur tumori po rritet. Mund të jenë ngërçet e gjithë trupit deri te spazmat në një nyjë apo pjesë të fytyrës.

Ndryshime në kujtesë

Tumoret mund të shkaktojnë humbje kujtese, sidomos të llojit afatshkurtër, si edhe probleme me të folurit.

Dobësimi i muskujve

Nëse vini re humbje të forcës, dobësim apo shtangim në duar, këmbë apo në fytyrë të cilat zgjasin shumë, shkoni te mjeku.

Dhembja e kokës

Natyrisht nuk do të thotë që çdo dhembje koke është tumor në tru. Mirëpo nëse keni dhembje në kokë të cilat shfaqen apo ju përkeqësojnë gjatë një kohe të gjatë, kërkoni ndihmën e mjekut sa më parë.

SHKARKO APP